Flash

Fshirja automatike e gjobave tatimore, përfitojnë mbi 105 mijë biznese

Lapsi.al 19 June 2026

Administrata Tatimore ka përmbyllur procesin automatik të fshirjes dhe shuarjes së detyrimeve tatimore të papaguara, në zbatim të ligjit për fshirjen dhe shlyerjen e detyrimeve tatimore qendrore e vendore, si dhe detyrimeve në doganë.

Sipas të dhënave zyrtare, nga kjo masë kanë përfituar gjithsej 105,409 tatimpagues, ndërsa vlera totale e detyrimeve të falura arrin rreth 91,6 milionë euro.

 
Nga kjo shumë, rreth 70,5 milionë euro përbëjnë gjoba administrative të vendosura nga inspektorët tatimorë për detyrime të papaguara që lidhen me periudha deri më 31 dhjetor 2014, me regjistrim kontabël deri në fund të vitit 2024. Nga kjo kategori kanë përfituar 13,667 tatimpagues.

Ndërkohë, 21,1 milionë euro i përkasin gjobave të tjera administrative, përfshirë penalitetet për dorëzim me vonesë të deklaratave tatimore, që lidhen me periudha deri më 31 dhjetor 2024 dhe me regjistrim deri më 30 qershor 2026. Në këtë grup kanë përfituar 96,302 tatimpagues.

Administrata Tatimore sqaron se përfitimi është aplikuar vetëm për rastet ku deklaratat tatimore kanë statusin “e dorëzuar”.

Nga procesi janë përjashtuar tatimpaguesit e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, si dhe ata që janë nën hetim ose gjykim për vepra penale në fushën tatimore dhe doganore. Po ashtu, nuk janë përfshirë rastet kur ekziston vendim gjyqësor në favor të Administratës Tatimore.

Ky proces vjen pas përfundimit të kompensimit automatik të tepricave kreditore me detyrimet e papaguara dhe konsiderohet nga administrata si një hap i rëndësishëm në zbatimin e ligjit nr. 86/2025, me synim rritjen e transparencës dhe trajtimin e barabartë të tatimpaguesve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI