Flash

Qeveria mashtron sërish për 4 miliardë eurot e Zvërnecit

Ministrja Delina Ibrahimaj pranon se investimi 4 miliardë euro i përkiste projektit që u anulua

Lapsi.al 19 June 2026

 

Në përpjekjen e dëshpëruar për të argumentuar se protesta 20 ditore po pengon një investim të madh prej 4 miliardë USD në Zvërnec që do krijojë 10 mijë vende pune Edi Rama dhe ministrat e tij ko rrëshkasin nga gafa në gafë.

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimi tha këtë të premte se kjo vlerë i përkiste projektit fillestar i cili nuk ishte aprovuar. Pra ajo iu shmang kështu pikpyetjes se si mund të flitet për shifra kur nga ana tjetër pretendohet se nuk ka një projekt. Kur flet për mrekullinë që do të ndodhë qeveria sillet sikur projekti ekziston, ndërsa kur përballet me rreziqet që ngrenë ata që protestojnë Rama thotë se nuk ka projekt.

“4 mld euro ka qenë një projekt që është dorëzuar më parë, dhe nuk është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, sepse nuk plotësonte standardet për çështjet e intensitetit të ndërtimit, të ndikimit të mjedisit. Vendimit e KKT-së janë bërë tarsparente bashkë me arsyet e rrëzimit. Nuk e dimë se sa do të jenë vlera e projektit që do të vijë për miratim”, tha Delina Ibrahimi para gazetarëve.

Dhe po të shtosh këtu edhe faktin se institucionet e shtetit janë në kontradiktë me njëra tjetrën pasi Agjencia e Zhvillimit të Territorit, ka deklaryuar se projekti u miratua me firmën e Ramës vitin e shkuar, por më pas u tërhoq nga kompania, konfuzioni bëhet edhe më i madh. Askush nuk di në ka projekt apo jo e aq më pak se sa kushton ai.

Lapsi.al 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI