Flash

Media franceze: Shteti bektashi në shtator. Do të ketë pasaportat dhe paranë e vet

Lapsi.al 18 August 2026

Mediat franceze duke zbuluar detaje nga negociatat për krijimin e shtetit Bektashi në Shqipëri shprehen se gjithçka do të jetë gati në shtator. Madje ndër të tjera theksohet se urdhri do të ketë pasaportën dhe paranë e emërtuar BEK. Gjithashtu për realizimin e gjithë procesit janë ngarkuar tre negociatorët kryesorë.

Dy vite pas hedhjes së idesë së krijimit të shtetit Bektashi në Shqipëri, palët duket se kanë nisur një fazë të re. Nga ideja në shkresa ku baza do të jetë krijimi i statutit, por dhe e pasaportave të veçanta e më tej dhe të parasë që  në shkrim raportohet se do të quhet BEK.

 
Lajmin e ka dhënë media prestigjioze franceze Intelligence online, ku saktësohet se Kreshnik Grezda mban rolin e ambasadorit të përgjithshëm në përfaqësimin ndërkombëtar, ndërsa përfaqësuesi për Shtetet e Bashkuara është Christopher Hyland, themelues i një kompanie tekstilesh luksoze me bazë në Nju Jork.

Intelligence Online e përshkruan atë si një sipërmarrës aktiv në Ballkan, i cili në vitin 1992 ka qenë këshilltar i fushatës presidenciale të Bill Clintonit dhe zëvendësdrejtor kombëtar politik për elektoratet etnike.

Për Francën dhe Belgjikën, përfaqësues është emëruar Hazis Vardar, një sipërmarrës belg me origjinë shqiptare dhe aktiv në sektorin e kulturës.

Sipas Intelligence Online, projekti i shtetit bektashi nuk po kufizohet vetëm te krijimi i një statusi të veçantë territorial në Tiranë, duke e përshkruar dhe si një Vatikan mysliman dhe një shtet që pritet të jetë më i vogli në botë në një shtrirje prej 11 hektarësh.

Më tej theksohet se bisedimet po shoqërohen edhe me përgatitjen e strukturave simbolike, diplomatike dhe të përfaqësimit ndërkombëtar.

Gjithashtu edhe burimet pranë kryegjyshit botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj shtojnë se puna ka vijuar dhe se procesi ka hyrë në një tjetër etapë edhe pse miratimi në shtator I këtij shteti shihet me skepticizëm prej tyre.

 
Ndërkaq Intelligence Online thekson se Urdhri Bektashi promovon një formë të moderuar të Islamit dhe dialogun ndërfetar. 

Të këshilluara

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI