Flash

Flet për herë të parë Artur Shehu: E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec

Lapsi.al 4 June 2026

Biznesmeni Artur Shehu foli në një intervistë për emisionin “Opinion” për çështjen e tokës së tij në Zvërnec. Shitja e tokës te investitorët është bllokuar nga SPAK, por Shehu tha se nuk kishte asnjë problem dhe prokuroria mund të hetojë.  

“Unë jam një nga pronarët e tokës në Zvërnec. 460 hektarë janë të fisit tonë. Kemi me certifikatë pronësie rreth 253 hektarë. Prona jonë është e padiskutueshme. Do të vijë avokati im aty që t’ua shpjegojë. Është pronë e vjetër dhe jo e blerë. 

SPAK-u ka punën e vet. Le ta verifikojë. Puna ime është që të sjell letrat dhe le të shohë letrat. Investitorët nuk i njoh fare. Kam ndërmjetës. 

Takim në Aruba? Absolutisht jo. Kjo nuk ka lidhje me as ministra dhe as kryeministra. Është komplet Fake News.

Takim? Absolutisht jo. Avokatin e kam gati dhe le të flasë me SPAK 

Kam 29 vjet pa ardhur në Shqipëri. Kam azil politik në Amerikë.

Më pëlqen paneli që keni sot aty sidomos Agron Shehaj dhe Adritaik Lapaj që janë vlonjatë. Ju kam shumë xhan” – tha Shehu.

Ky mesazh i Artur Shehut nuk u lexua si miqësor nga kreu i Mundësia, Agron Shehaj, përkundrazi. 

Shehaj i kërkoi Fevziut të bëjë koment për deklaratën e Shehut për të cilën tha se iu duk si mesazh i koduar. 

"Duhet të komentoj për çfarë ndodhi këtu. Mu duk si mesazh i koduar. Nuk jam i bindur, por të shohim, mua kështu mu duk. 

Dua t'ju jap garanci, sidoqoftë, zero ndikim për sjelljen time në politikë. Unë mbroj interesin e qytetarëve" - deklaroi Shehaj. ©LAPSI.al 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI