Flash

I dënuari vdes në spitalin e burgjeve (Emri)

Lapsi.al 4 June 2026

Një i dënuar 47-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të enjte në ambientet e Qendra Spitalore e Burgjeve, ku po trajtohej për probleme të shëndetit mendor.

 
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi Fatmir Qoku ishte dënuar me 25 vite burgim me vendim të formës së prerë të vitit 2007 për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Autoritetet bëjnë me dije se i dënuari vuante nga Skizofrenia dhe ndiqej vazhdimisht nga shërbimet shëndetësore të sistemit penitenciar.

Gjatë viteve 2022–2026 ai ishte shtruar disa herë në Spitalin e Burgjeve, ndërsa shtrimi i fundit ishte kryer më 28 maj 2026.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 16:50 ai është konstatuar pa shenja jete në ambientet e tualetit të dhomës së akomodimit. Dyshimet e para flasin për vetëvarje me një mjet përdorimi vetjak.

Menjëherë pas konstatimit, personeli i sigurisë dhe ai shëndetësor kanë ndërhyrë, por verifikimet paraprake kanë treguar se vdekja kishte ndodhur menjëherë.

Sipas informacionit zyrtar, vetëm pak minuta para ngjarjes, rreth orës 16:20, 47-vjeçari ishte vizituar nga personeli mjekësor, ndërsa gjatë intervalit deri në momentin e konstatimit ishin kryer kontrollet dhe monitorimet e parashikuara nga procedurat e sigurisë.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me organin e prokurorisë, ka nisur veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shprehu ngushëllimet për familjarët e të ndjerit dhe garantoi bashkëpunim të plotë me institucionet përgjegjëse për zbardhjen e rastit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI