Flash

Kopshti i fëmijëve në Tiranë pajiset me materiale didaktike nga Comodita Home dhe UNICEF (VIDEO)

Lapsi.al 4 June 2026

Fëmijët e Kopshtit “4 Stinet” në Tiranë u pajisën me materiale didaktike nga Comodita Home pjesë e Devolli Corportation në bashkëpunim me UNICEF-in, në kuadër të projektit “Luaj Fillimisht, Mëso për Jetën”.

Gjatë aktivitetit, përfaqësues të UNICEF-it nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe të Comodita Home, vizituan kopshtin dhe u njohën me punën e përditshme me fëmijët në ambientet kreative.

Materialet u shpërndanë gjatë vizitës dhe u pritën me entuziazëm nga fëmijët, duke ndihmuar në zhvillimin e kreativitetit dhe aftësive sociale.

Shefja e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, tha se “qindra mijëra fëmijë në Kosovë dhe Shqipëri do të përfitojnë nga ky bashkëpunim, pasi partneritete të tilla janë thelbësore për edukimin e hershëm”, u shpreh ajo.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri, Murat Sahin, tha se “Muaji i Prindërimit vë në fokus familjen dhe edukimin e fëmijëve, ndërsa bashkëpunimet me sektorin privat janë shumë të rëndësishme”, u shpreh ai.

Adriatik Kelmendi nga Comodita Home, u shpreh se “synimi është të kontribuohet në të ardhmen e fëmijëve përmes bashkëpunimeve të tilla”, u shpreh ai.

Po nga kjo kompani, Blerta Sadikaj, tha se “vizitat në kopshte dhe aktivitetet në terren janë përvojë shumë domethënëse për kompaninë”, u shpreh ajo.

Comodita Home dhe UNICEF kanë një partneritet strategjik rajonal për të mbështetur Arsimin e Hershëm të Fëmijëve në Kosovë dhe Shqipëri. Përmes kësaj nisme, një përqindje nga shitja e dyshekëve, jastëkëve dhe toperëve në mbi 70 dyqane përdoret për të hapur qendra komunitare edukimi në fëmijërinë e hershme (për fëmijë 3–4 vjeç).

Ky bashkëpunim është shtrirë në disa drejtime konkrete, siç është hapja e qendrave të reja dhe pajisja e qendrave ekzistuese të fëmijëve. Në partneritet me komunat, deri tash janë inaguruar qendra në zona të ndryshme, siç është qendra në Mirosal të Ferizajt, në Dragash dhe hapësira të ngjashme në Pejë e Mitrovicë, si dhe nëpër Shqipëri.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI