Flash

Ish-shefit të policisë malazeze i ndalohet hyrja në Serbi, e mbajtën 4 orë në kufi

Lapsi.al 4 June 2026

Ish-drejtorit të Policisë së Malit të Zi, Nikola Terziç, i është ndaluar hyrja në Serbi me kërkesë të Agjencisë Serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA), sipas raportimeve të mediave malazeze. Terziq konfirmoi se vendimi iu dorëzua pas katër orësh pritjeje në pikën kufitare të Shpilanit, teksa po udhëtonte drejt Serbisë, ku jep mësim në universitet.

“Mbrëmë, pas katër orësh pritjeje në pikën kufitare të Shpilanit, më është dorëzuar vendimi që më ndalonte hyrjen në Serbi – për arsye të mbrojtjes së sigurisë së Republikës së Serbisë dhe qytetarëve të saj. Mendoj se ky vendim i ka dëmtuar qytetarët e Serbisë, sepse sot dhe nesër, studentët e vitit të tretë dhe të katërt kishin provimet e tyre përfundimtare. Jam i befasuar dhe vërtet i zhgënjyer nga ky vendim i autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë”, deklaroi Terziç për gazetën “Vijesti”.

Terziq ka drejtuar përkohësisht Administratën e Policisë së Malit të Zi gjatë qeverisë së drejtuar nga Dritan Abazoviç. Vendimi i autoriteteve serbe vjen vetëm pak orë pasi Mali i Zi ktheu në Beograd një grup prej 87 shtetasish serbë që kishin mbërritur në Tivat me një fluturim çarter të operuar nga “Air Serbia”.

Sipas shërbimeve malazeze të sigurisë, grupi u kthye mbrapsht pasi konsiderohej rrezik për sigurinë kombëtare. Autoritetet deklaruan se disa prej personave kishin marrë pjesë në tubime me rrezik të lartë sigurie, ndërsa të tjerë figuronin të regjistruar për vepra penale dhe kundërvajtje me elementë dhune.

Po sipas autoriteteve malazeze, pjesëtarët e grupit nuk dhanë shpjegime bindëse për arsyen e udhëtimit të tyre drejt Malit të Zi. Mediat serbe, aktivistë qytetarë, studentë dhe politikanë opozitarë në Serbi kanë pretenduar se një pjesë e personave të kthyer nga Mali i Zi janë të lidhur me Partinë Progresive Serbe të presidentit Aleksandar Vuçiç dhe janë përfshirë në incidente gjatë protestave studentore dhe aktiviteteve të tjera politike në Serbi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI