Flash

Festivali i Pranverës, Arsi Bako fiton çmimin e parë me këngën “Humb”

Lapsi.al 8 June 2026

Arsi Bako është shpallur fituese e Festivalit të Pranverës me këngën “Humb”. 

Rezultati përfundimtar u përcaktua nga kombinimi i votave të jurisë profesionale dhe jurisë digjitale, sipas formulës së vendosur nga organizatorët. Arsi Bako grumbulloi gjithsej 260 pikë, duke siguruar jo vetëm fitoren, por edhe një vend të garantuar në Festivalin e Këngës në RTSH, që do të zhvillohet në fund të vitit.

Në vendin e dytë u rendit Herva Novaku me këngën “Zemër në dy hap”, e cila mori 242 pikë, ndërsa në vendin e tretë u rendit Jet me këngën “Në derë do t’i qaj”, që u vlerësua me 174 pikë.

Rikthimi i Festivalit të Pranverës pas më shumë se dy dekadash mungesë u shndërrua në një festë të muzikës shqiptare në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Përveç konkurrimit, publiku pati mundësinë të shijonte performanca nga artistë të njohur si Aleksandër Gjoka, Frederik Ndoci, Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa, Jonida Maliqi, Dashnor Diko, Adhurim Demiri dhe Renis Gjoka.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI