Flash

Madonna rikthehet me projekt të ri: film dhe album ‘Confessions II’

Lapsi.al 7 June 2026

Madonna, e njohur si “Mbretëresha e Pop-it”, ka rikthyer vëmendjen me një projekt të ri artistik. Një ditë pas koncertit surprizë në Times Square në Nju Jork, këngëtarja u shfaq në Tribeca Festival më 5 qershor, ku prezantoi një film të shkurtër që shoqëron albumin e saj të ardhshëm “Confessions II”.

Filmi, i realizuar nga duoja TORSO (David Tori dhe Solomon Chase), e paraqet Madonna-n në një “udhëtim përtej realitetit” gjatë një nate të çmendur, me skena provokuese dhe me mesazhe simbolike.

Në klip përfshihen fragmente nga gjashtë këngët e para të albumit, mes tyre “I Feel So Free”, “Bring Your Love”, “Good for the Soul”, “One Step Away”, “Danceteria” dhe “Read My Lips”.

Në film, 67-vjeçarja shfaqet në situata të ndryshme: nga një apartament ku i ndërpritet papritur privatësia, deri te skena me drita lazer dhe festa në klub nate. Në projekt shfaqen edhe cameo nga Julia Garner, Sabrina Carpenter, Kate Moss, Benedict Cumberbatch dhe të tjerë.

Në një moment, shfaqet edhe vajza e saj Lourdes Leon, ndërsa filmi përfundon me një skenë ku ajo thotë: “Cut, bitch”.

Pas shfaqjes, Madonna dhe regjisorët diskutuan në Beacon Theatre me Anderson Cooper, duke folur për albumin, karrierën dhe ndikimin e saj në kulturën pop.

Ajo gjithashtu foli për koncertin surprizë në Times Square, i cili mblodhi rreth 50,000 fansa, si dhe për rëndësinë e lidhjes me publikun. Në fund, ajo i inkurajoi njerëzit “të marrin rreziqe, të jenë kuriozë dhe të vendosin telefonat poshtë për të u lidhur me njëri-tjetrin”.

Albumi “Confessions II” do të publikohet më 3 korrik, ndërsa filmi do të transmetohet në YouTube më 8 qershor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI