Flash

Fatos Lubonja i bashkohet protestës: Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

Lapsi.al 7 June 2026

Analisti Lubonja iu bashkua protestës së qytetarëve, duke deklaruar se pjesëmarrësit, pavarësisht bindjeve i bashkon kundërshtimi ndaj asaj që ai e cilësoi si kapje e vendit nga krimi dhe oligarkët.

Në fjalën e tij, Lubonja u ndal te slogani i protestës “Shqipëria nuk është në shitje”, duke theksuar se ai përfaqëson kundërshtimin ndaj një modeli zhvillimi që, sipas tij, favorizon interesat e një pakice të privilegjuar.

“Këtu jemi shumë dhe jemi të ndryshëm. Por na ka bashkuar një gjë që është më e rëndësishme, ajo parrulla: "Shqipëria nuk është në shitje". Kuptimi i saj është kundër një Shqipërie të ndërtuar nga krimi dhe oligarkët. 

Unë nuk jam nga ata që bërtasin, por dua t’u them atyre që pyesin se çfarë është zhvillimi. A është zhvillim ai për oligarkët dhe me oligarkët? Ky nuk është zhvillim, por një tumor që po rritet në trupin e Shqipërisë dhe që duhet ta pastrojmë”, deklaroi ai.

Lubonja theksoi se protestuesit do të vijojnë mobilizimin e tyre deri në arritjen e objektivit politik që kërkojnë.

“Do të qëndrojmë këtu derisa ta detyrojmë të japë dorëheqjen. Zvërneci na tregoi grabitjen e Shqipërisë.Nga ky shesh i bëj thirrje edhe SPAK-ut të na mbrojë nga ky projekt kriminal”, përfundoi Lubonja. /BW

Të këshilluara

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI