Flash

PAMJET/ Shqiptarët mbushin rrugët në Londër, Bruksel e Hagë: Rama ik!

Lapsi.al 7 June 2026

Të shumtë ishin shqiptarët që u bënë bashkë para ambienteve të Komisionit Europian kundër projektit të Zvërnecit. Thirrja e tyre ishte: “Atdheu nuk është në shitje”.

“Edi Rama jemi këtu nga Komisioni Evropian dhe të themi se 2 milion shuplaka do të vijnë nga shqiptarët”, - është një prej mesazheve që vjen nga një protestues.

Shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar kanë zhvilluar për të dytën ditë radhazi një tubim para Ambasadës sonë në Londër. Ata kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit të planifikuar në zonën e Zvërnecit.

Pjesëmarrësit mbanin flamuj kuqezi dhe pankarta me thirrje për mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen e pasurive natyrore dhe më shumë transparencë lidhur me planet e zhvillimit në këtë zonë. “Rama në burg”, “Rama ik!”, “Rama të japë dorëheqjen” ishin thirrjet e protestuesve.

Një tubim është mbajtur edhe në Hagë. “Rama në burg”, “Shqipëria është e jona”, ishin thirrjet e shqiptarëve.

Prej disa ditësh shqiptarët kanë protestuar në Tiranë dhe në qytete të ndryshime në Shqipëri, por jo vetëm. Protestat janë shtrirë edhe jashtë kufijve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI