Flash

Tjetër Exit Poll në Kosovë: Rënie për Vetëvendosjen, PDK e dyta, rritje për LDK-në

Lapsi.al 7 June 2026

Zgjedhjet në Kosovë kanë përfunduar dhe qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre për orientimin e ardhshëm politik të vendit. Në bazë të exit poll-it të realizuar nga Albanian Post, partitë kryesore në Kosovë kanë regjistruar përqindjet e mëposhtme të votave, të cilat mund të ndikojnë në formimin e qeverisë së ardhshme.

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë rreth 43% votave, Partia Demokratike e Kosovës 22%, Lidhja Demokratike e Kosovës 18%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7 %, si dhe rreth 10% të tjera ku përfshihen partitë e minoriteteve.

Këto rezultate mund të ndryshojnë pas përfshirjes së votave të diasporës. Sipas projeksioneve, për LVV-në pritet një rritje prej +1.5 deri në +2.2 pikë përqindjeje (pp), PDK-ja nuk pritet të ketë ndryshime, LDK-ja mund të pësojë një ndryshim prej 0.3 deri në 0.5 pp, ndërsa as AAK-ja nuk pritet të ketë ndryshim nga votat e diasporë. 

Bazuar në rezultatet e exit poll-it në legjislaturën e 11-të, LVV-ja do të ketë 49–51%, PDK-ja 24–25%, LDK-ja 19–20%, AAK-ja 7–8%, ndërsa subjektet e tjera rreth 20%.

Tjetër Exit Poll në Kosovë: Rënie për
Ndarja e mandateve

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, LVV-ja kishte siguruar 51.1% të votave, PDK-ja 20.1%, LDK-ja 13.2–13.7% dhe AAK-ja 5.5–5.7%. Këto rezultate në legjislaturën e X-të ishin përkthyer në 57 ulëse për LVV-në, 22 për PDK-në, 15 për LDK-në dhe 6 për AAK-në.

Qytetarët e Kosovës të dielën, më 7 qershor, votuan për herë të tretë për përbërjen e legjislaturës së 11-të, pasi subjektet politike nuk arritën dakordim për çështjen e presidentit. Vendi rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje edhe pas këtyre zgjedhjeve.

Të këshilluara

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI