Flash

Vrasja e policit/ Prokuroria ngre katër akuza ndaj Violand Braçellarit

Lapsi.al 7 June 2026

Prokuroria e Korçës ka ngritur katër akuza ndaj Violand Braçellarit dhe ka kërkuar lënien në fuqi të masës së sigurisë “Arrest në burg”, kërkesë që u pranua nga gjykata. Ai dyshohet për vrasjen e efektivit të policisë Enea Mekolli, plagosjen e një efektivi tjetër, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas hetimeve, ngjarja ndodhi më 4 qershor në Malin e Bodesë, gjatë një operacioni për kapjen e Bracellarit, i cili ishte në kërkim dhe i dënuar me 10 vite burg për trafik narkotikësh. Gjatë ndërhyrjes, ai hapi zjarr ndaj forcave të policisë.

Si pasojë e të shtënave humbi jetën efektivi Enea Mekolli, ndërsa u plagos në kokë efektivi Edison Adri. Prokuroria thotë se Bracellari vijoi të qëllonte edhe pse policët ishin të identifikuar me uniforma dhe i bënin thirrje të dorëzohej.

Organi i akuzës vlerëson se i dyshuari paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe se prej vitesh i ishte shmangur drejtësisë. Ndërkohë, po hetohen edhe dyshime për “Shpërdorim detyre” lidhur me organizimin dhe drejtimin e operacionit policor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI