Flash

Atentati në Laç, policia shoqëron disa persona: Mund të kenë dijeni për ngjarjen

Lapsi.al 10 July 2026

Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat pas atentatit me armë zjarri të ndodhur në Laç, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Të shoqëruarit dyshohet se mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe po merren në pyetje nga grupi hetimor.

Ndërkohë, policia vijon kontrollet intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve. 40-vjeçari u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij dhe nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po administron provat dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa motivet e atentatit mbeten ende të paqarta.

Të këshilluara

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI