Flash

Drejtori i Zjarrfikëses jep detaje nga ngjarja te ‘Brryli’: Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e karburantit

Lapsi.al 9 September 2026

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, ka folur lidhur me shpërthimin e ndodhur në pikën e karburantit "Eida" në zonën e Brrylit. Duke folur për mediat, Goxhaj tha se dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në zyrat e pikës së karburantit.

Ai theksoi se zyra është djegur dhe pjesa përpara nuk është përfshirë nga flakët por është dëmtuar nga shpërthimi dhe kjo shton dyshimet se shpërthimi është në zyra. Goxhaj shprehet më tej se shpërthimi ka ndodhur nga gazi, por sipas tij, mund të ketë qenë dhe automjeti që ka goditur pikën e karburantit.

“Situata u vu në kontroll në pak minuta. Ka qenë shpërthim, jo zjarr. Dyshojmë se shpërthimi ka ndodhur në zyrat e pikës së karburantit. Zyra është djegur dhe pjesa përpara nuk është përfshirë nga flakët por është dëmtuar nga shpërthimi. Kjo na bën të mendojmë se shpërthimi është në zyra. Shpërthimi ka ndodhur nga gazi. Shpërthimi vjen nga këto gjëra. Defektet teknike dhe problemet që mund të ketë pasur pika ne do t’i konstatojmë. Mund të ketë qenë dhe automjeti që ka goditur pikën e karburantit, ashtu siç na ka ndodhur para disa vitesh por ngelet për t’u parë. Policia po këqyr kamerat”, tha Goxhaj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI