Flash

Sot seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pritet dhe zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve

Lapsi.al 9 September 2026

Kuvendi i Kosovës pritet të rikthehet sot në seancë për të përmbyllur procesin e konstituimit, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje pritet të propozojë Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit. Seanca është parashikuar të nisë në orën 11:00 dhe në rendin e ditës është zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. Sipas raportimeve nga mediat në Kosovë, LVV, si partia që doli e para në zgjedhje, pritet të paraqesë sot zyrtarisht kandidaturën e Haxhiut për drejtimin e Kuvendit.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës pritet të propozojë Vlora Çitakun për një nga postet e nënkryetarëve. Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka bërë të ditur zyrtarisht kandidatin e saj për nënkryetar. Pika kryesore e seancës do të jetë votimi për kryetaren e re të Kuvendit. Ende nuk dihet nëse Haxhiu do të sigurojë numrin e nevojshëm të votave, ndaj qëndrimi i PDK-së, LDK-së dhe partive të tjera pritet të jetë vendimtar.

Seanca konstituive e Legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës nisi më 6 gusht, por nuk arriti të përfundojë pasi LVV nuk paraqiti në atë kohë një kandidat për kryetar të Kuvendit. Deputetët kanë bërë betimin, ndërsa zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve ka mbetur hapi kryesor për përmbylljen e procesit të konstituimit.

Nëse Kuvendi arrin të zgjedhë drejtuesit e rinj, procesi i konstituimit të tij do të hyjë në fazën përfundimtare. Në të kundërt, seanca mund të përballet sërish me bllokim politik. Zhvillimet gjatë votimit pritet të përcaktojnë edhe nëse partitë politike do të arrijnë të gjejnë një marrëveshje për funksionimin e Kuvendit të ri të Kosovës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI