Flash

Detaje të reja për vdekjen e 36-vjeçarit që u hodh nga pallati, në pranga babai i ish-bashkëjetueses së tij

Lapsi.al 23 September 2026

Detaje të tjera mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku 36-vjeçari Gerald Sefa i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati në zonën e Alliasit në Tiranë. Për ngjarjen e rëndë, policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Sajmir Demiri, babai i ish-bashkëjetueses së tij, nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes. Dy ditë para ngjarjes, Demiri dyshohet se ka debatuar me 36-vjeçarin, duke i kërkuar llogari për ndarjen nga vajza e tij. Sipas hetimeve, debatet dhe presioni i vazhdueshëm ndaj Sefës dyshohet se e kanë shtyrë të riun drejt aktit ekstrem.

Fillimisht, policia hetoi edhe pistën e vrasjes, pasi në banesën ku ndodhi ngjarja u gjet një thikë me njolla gjaku. Por, sipas burimeve, ekspertiza ka zbuluar se në thikë kishte gjurmë gishtash të Gerald Sefës. Dyshohet se 36-vjeçari fillimisht ka tentuar të presë damarët dhe më pas është hedhur nga lartësia. Banesa ku ndodhi ngjarja ishte në pronësi të një familjari të Sefës, i cili ia kishte lënë të riut për të jetuar. Nga kamerat e sigurisë është zbuluar se 36-vjeçari ka hyrë i vetëm në pallat.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI