Flash

Dalin EMRAT/ Arrestohet pronari i hotelit në Sarandë, në pranga policë e zyrtarë

Lapsi.al 25 May 2026

Kanë dalë detaje të reja nga operacioni i policisë dhe prokurorisë i zhvilluar mbrëmjen e së hënës në Sarandë dhe Ksamil kundër ndërtimeve pa leje. 

Mediat raportojnë se Prokuroria e Sarandës ka firmosur 11 masa sigurie, nga të cilat 3 janë për efektivë të policisë ndërsa të tjerat janë për biznesmenë dhe zyrtarë. 

Deri më tani në pranga kanë rënë dy persona, Kristofor Shkrepa, specialit i policisë në Ksamil dhe Alqi Papa, pronar i hotel ‘Oasis’ në Saransë. Sipas të njëjtave burime, në këtë hotel, ishte ndërtuar pa leje një kat mbi tarracën e objektit 6-katësh në rrugën “Butrinti” në lagjen nr.1. 

Mësohet, se masë sigurie është lëshuar dhe Arjola Dhramin dhe Xhaferr Bajon, pronarë të beach-barit ‘Copacabana’ në Ksamil që u shemb së fundmi nga IKMT pasi nuk dispononte leje përkatëse. Ishte pikërisht ky beach-bar që çoi në shkarkimin e kupolës drejtuese të Komisariatit të Sarandës për shkak se objekti ishte ngritur pa leje në këmbim të ryshfeteve. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI