Flash

Burimas/ Sherr mes banorëve dhe policisë për ujin e pijshëm, kolapsohet një qytetar

Lapsi.al 28 September 2026

Protesta e tretë e banorëve të Burimasit kundër projektit për furnizimin me ujë të Zvezdës është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë.

Banorët kanë bllokuar rrugën e fshatit, duke mos lejuar kalimin e mjeteve të rënda të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime. Ata kundërshtojnë ndërhyrjen në burimin që, sipas tyre, siguron furnizimin me ujë të Burimasit.

Për banorët, zgjidhja për Zvezdën duhet të kërkohet diku tjetër. Ata shprehen se nuk do të pranojnë që burimi i fshatit të përdoret për të furnizuar një tjetër zonë.

Debatet janë përshkallëzuar në momentin e ndërhyrjes së policisë për lirimin e rrugës dhe vijimin e punimeve. Banorët kanë kundërshtuar ndërhyrjen e forcave të rendit, ndërsa kanë deklaruar se do të vijojnë protestat. Nga përplasjet, një personi i ka rënë të fikët.

 

Policia shoqëroi në komisariatin e Maliqit tre protestues. Sipas burimeve mësohet se tre persona janë shoqëruar për shkak të pengimit dhe kundërshtimit të punonjësve të policisë dhe punonjësve të institucioneve shtetërore të përfshirë në këtë situatë. Pritet që tre personat të japin deklarimet e tyre dhe më pas do të vijojnë veprimet.

Burimas2

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime jep një tjetër version. Sipas saj, projekti është pjesë e një skeme rajonale dhe nuk parashikon dëmtimin e furnizimit të Burimasit.

Thoma Koroveshi, drejtues i njësisë së projektimit dhe zhvillimit të standardeve, sqaron se depoja e Burimasit, me kapacitet 200 metër kub, ishte ndërtuar fillimisht për Burimasin dhe Ormanin. Me zgjidhjen e furnizimit të Ormanit përmes një investimi të mëparshëm, kapaciteti i liruar është parashikuar të shërbejë për furnizimin e Zvezdës.

Por argumenti i institucioneve nuk i ka bindur banorët. Ata thonë se janë të gatshëm të presin për zgjidhjen e problemit të ujit në Zvezdë, por jo në kurriz të fshatit Burimas.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI