Flash

Nga aktrimi te muzika: Anthony Hopkins prezanton albumin e tij të parë

Lapsi.al 12 July 2026

Anthony Hopkins po hap një kapitull të ri në jetën e tij artistike. Pas 65 vitesh si një nga aktorët më të vlerësuar të Hollywood-it, fituesi i dy çmimeve Oscar do të debutojë si kompozitor i muzikës klasike.

Aktori ka nënshkruar një kontratë me shtëpinë diskografike Decca Classics, ndërsa më 21 gusht do të publikojë albumin e tij të parë, të titulluar “Life is a Dream”.

“Muzika ishte dëshira ime e parë, ëndrra ime e parë,” u shpreh Hopkins në një deklaratë të publikuar nga Decca Classics.

“Kam kompozuar muzikë gjatë gjithë jetës sime. Disa nga këto vepra më kanë shoqëruar për dekada dhe ende vazhdoj t’u rikthehem,” shtoi ai.

Albumi përmbledh kompozime të krijuara gjatë dekadave dhe është interpretuar nga Philharmonia Orchestra, nën dirigjimin e dirigjentit të njohur Gustavo Dudamel.

Kënga e parë, “Bracken Road”, pjesë e veprës “1947: Suite for Solo Piano and Orchestra”, është publikuar tashmë, duke i dhënë publikut një shije të projektit të ri të aktorit.

Sipas Decca Classics, “Life is a Dream” është projekti më personal muzikor i Hopkins deri më sot. Albumi përmban vepra të shkruara në periudha të ndryshme të jetës së tij dhe është frymëzuar nga familja, vendlindja e tij në Uells dhe përvojat që kanë shënuar rrugëtimin e tij.

Edhe pse ka fituar dy çmime Oscar, katër BAFTA, dy Emmy dhe shumë vlerësime të tjera prestigjioze, Hopkins nuk e ka fshehur kurrë skepticizmin ndaj industrisë së çmimeve.

Në një intervistë të vitit 2012, ai kritikoi mënyrën se si, sipas tij, disa artistë përpiqen të fitojnë simpatinë e votuesve të Academy Awards.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI