Flash

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë, banorët përplasen me deputetët socialistë

Lapsi.al 10 September 2026

Banorët e Rrajcës kanë braktisur dëgjesën publike për Reformën e Re Territoriale pas debateve dhe tensioneve me deputetët socialistë Bora Muzhaqi dhe Olsi Komici. Takimi ishte zhvilluar në kuadër të konsultimeve për riorganizimin territorial dhe të ardhmen administrative të Bashkisë Prrenjas, por diskutimet u përshkallëzuan pasi banorët kërkuan nga deputetët një qëndrim të qartë pro ose kundër varianteve të propozuara.

Banorët shprehën shqetësimin se ndryshimet territoriale mund të ndikojnë në ofrimin e shërbimeve publike, përfaqësimin e komunitetit dhe aksesin në administratë. Ata kërkuan që shqetësimet e tyre të merren parasysh përpara marrjes së një vendimi. 

Deputetët Muzhaqi dhe Komici nuk dhanë një qëndrim përfundimtar, duke argumentuar se procesi ndodhet ende në fazën e konsultimit. Përgjigjja ka shkaktuar pakënaqësi te banorët, të cilët e konsideruan mungesën e një pozicionimi të qartë si mungesë transparence. Gjatë debatit, një prej banorëve iu drejtua me tone të ashpra deputetes Bora Muzhaqi, duke vënë në dyshim mbështetjen që ajo ka marrë në zonë dhe duke paralajmëruar se në zgjedhjet e ardhshme mund të mos ketë më mbështetjen e komunitetit.

“Bora mos fut sepse hyrë me votat e Elës, edhe radhën e parë ai i Elbasanit ka hyrë me votat e Albanës, nuk ke të drejtë të flasësh sepse nuk ke marrë votë direkte. Kini mendjen se herë tjetër nuk do ta keni mbështëtjen e këtij populli”, u shpreh një prej atyre.

Në shenjë proteste ndaj mënyrës se si u zhvillua konsultimi, një pjesë e banorëve u larguan nga takimi./

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI