Flash

Berisha në krahë te krerëve të Drejtësisë amerikane: Takim me Todd Blanche dhe Stanley Woodward

Lapsi.al 11 September 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar takime me drejtues të lartë të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara gjatë punimeve të Konventës Republikane në Dallas. I shoqëruar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Berisha takoi Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, Todd Blanche, si dhe Zv.Prokurorin e Përgjithshëm, Stanley Woodward Jr.

Takimet u zhvilluan në një prej aktiviteteve të rëndësishme të kampit republikan në SHBA.
Për Berishën, takimi me drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë amerikane përbën një prej momenteve të rëndësishme të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Reagimi i plotë:

Gjatë punimeve të Konventës Republikane, në Dallas, në një prej momenteve më të rëndësishme të jetës politike amerikane, ku Republikanët u mblodhën për të diskutuar të ardhmen e vendit dhe sfidat që përballon bota e lirë, bashke me z. Fatmir Mediu, pata nderin dhe kënaqësinë të takoja krerët e Departamentit të Drejtesisë, Prokurorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Todd Blanche, dhe Zv.Prokurorin e Përgjithshëm, Stanley Woodward Jr.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI