Flash

Kallëzimi i kryetarëve të gjykatave për bllokimin e pagave, SPAK nis verifikimet

Lapsi.al 11 September 2026

SPAK ka nisur verifikimet pas kallëzimit të zyrtarëve të drejtësisë për pagat. Nga burimeve jozyrtare, thuhet se pas administrimit të denoncimit, ku kërkohen një sërë veprimesh hetimore, çështja është regjistruar dhe po verifikohet.

Kallëzimi lidhet me bllokimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve për muajin gusht 2026. Sipas rrethanave të përshkruara në dokument, Gjykata Kushtetuese kishte vendosur më 17 shkurt 2026 shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2023 në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke konstatuar se ato kishin sjellë një ulje “të fshehtë” të pagës së magjistratëve. Gjykata i kishte dhënë Kuvendit afat deri më 31 korrik 2026 për të miratuar ndryshimet ligjore të nevojshme, afat që Kuvendi nuk e respektoi. Në këto kushte, Këshilli i Lartë Gjyqësor urdhëroi zbatimin e pagës referuese bazë sipas parametrave të VKM-së nr. 325/2023, me efekt nga 1 gushti 2026. Sipas kallëzimit, degët e Thesarit në pothuajse të gjithë vendin, me përjashtim të Kukësit dhe Dibrës, refuzuan të zbatonin urdhërpagesat me formulën e re, bazuar në një mesazh elektronik të përcjellë nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave.

Ministri Malaj, në një shkresë të datës 2 shtator drejtuar të dy këshillave, e arsyetoi bllokimin me nevojën për verifikime mbi bazën ligjore të listëpagesave dhe premtoi pagesë të shpejtë pas miratimit të ndryshimeve nga Kuvendi. Kallëzuesit e kundërshtojnë këtë arsyetim, duke argumentuar se as Ministria e Financave, as Thesari nuk kanë kompetencë ligjore të bllokojnë në mënyrë të njëanshme ekzekutimin e një vendimi gjyqësor, edhe kur ka mospajtime administrative dhe se rruga e vetme ligjore për shtetin do të ishte padia në gjykatë.

Në kallëzim kërkohet kryerja e një sërë veprimesh hetimore, ndër to administrimi i dokumentacionit të lidhur me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të KLGJ-së dhe të KLP-së, i korrespondencës mes Ministrisë së Financave dhe degëve të Thesarit, i gjurmëve elektronike të veprimeve në sistemin e Thesarit, si dhe verifikimi nëse fondet buxhetore për pagat e gushtit 2026 kanë qenë të disponueshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI