Flash

Donald Trump dhe Zelensky pritet të takohen në fund të shtatorit në New York

Lapsi.al 11 September 2026

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me homologun e tij amerikan Donald Trump në Nju Jork në fund të shtatorit, njoftoi ai në një konferencë për shtyp nga Kanadaja. Kohët e fundit, të dërguarit specialë të Shtëpisë së Bardhë Steve Witkoff dhe Jared Kushner vizituan Moskën dhe Kievin me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për luftën në Ukrainë.

“Në fund të muajit do të kemi mundësinë të takohemi, mendoj, me ekipin amerikan në Nju Jork”, tha Zelensky, duke iu referuar një takimi me Presidentin Trump.  

Megjithatë, presidenti ukrainas përjashtoi gjithashtu mundësinë e një samiti trepalësh për t'i dhënë fund luftës para zgjedhjeve në Rusi. Negociatorët ukrainas dhe amerikanë janë në kontakt të vazhdueshëm, vuri në dukje ai, duke shprehur shpresën se do të ketë njëfarë përparimi në bisedimet mbi çështjet e energjisë dhe drithërat në takimin e tij me Trump. Zgjedhjet parlamentare në Rusi janë planifikuar për 20 shtator.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI