Flash

Berisha: Në Aruba ishin Engjëll Agaçi, Olsi Rama dhe Damian Gjiknuri!

Lapsi.al 18 June 2026

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi në sallën e kuvendit ish-kreun e SPAK, Altin Dumanin se ka fshehur emrat e funksionarëve të lartë që ishin në Aruba, në ishullin e famshëm ku pati një takim mes Artur Shehut, vëllezërve Osmani dhe disa trafikantëve të tjerë të drogës që ishin në përgjim nga autoritetet spanjolle. Sipas Berishës, Dumani ka fshehur emrat e ëngjëll Agaçit, ish-sekretarit të përgjithshëm të kryeministrit Edi Rama, ka fshehur emrin e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit dhe të Damian Gjiknurit, ish-ministër i energjisë.

Damian Gjiknuri, i vetmi nga këta që ishte në sallën e kuvendit, ka kundërshtuar deklaratat e Sali Berishës, por ky i është përgjigjur "edhe sikur të mos kesh qenë, të gjithë për ty flasin" dhe salla e kuvendit ka shpërthyer në të qeshura.

Në fakt, dosja e SPAK për takimin në Aruba nuk ka emra konkretë por sipas të dhënave nga autoritetet spanjolle, bashkë me trafikantët shqiptarë ka pasur edhe funksionarë shtetërorë që do të garantonin mbështetje politike për projektet e pastrimit të parave dhe investimet strategjike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI