Flash

Zgjedhjet në Kosovë, numërimi i votave përfundoi brenda 10 ditësh, VV siguroi 53 mandate

Lapsi.al 18 June 2026

Brenda dhjetë ditësh është përmbyllur numërimi i të gjitha votave të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti i parë, ka marrë 382 mijë e 865 vota apo 47.13 për qind të totalit, rezultat që i siguron 53 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike ka fituar 157 mijë e 893 vota mijë vota ose 19.44 për qind dhe siguroi 22 mandate. Lidhja Demokratike ka marrë 135 mijë e 559 vota vota apo 16.69 për qind, që përkthehen në 18 ulëse, ndërsa Aleanca ka fituar 54 mijë e 731 vota ose 6.74 për qind që ia sigurojnë 7 ulëse në Kuvend. Të mërkurën përfundoi edhe numërimi i votave me postë, i votave me kusht dhe i atyre nga Programi i Votuesve me Nevoja të Veçanta. Hapi i radhës në proces është rinumërimi. Plani i KQZ-së është që në këtë proces të përfshihen rreth 8 për qind e kutive të votimit.

Me këtë shpërndarje të mandateve, Lëvizja Vetëvendosje ka mundësinë ta formojë qeverinë pa pasur nevojë për koalicion me partitë e tjera shqiptare. Por, për zgjedhjen e presidentit, çështje për të cilën vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme, nevojitet marrëveshje ndërmjet partive politike.

Me 53 deputetët e Vetëvendosjes dhe me 10 deputetët e komuniteteve joserbe, një marrëveshje me PDK-në do të siguronte 85 vota në Kuvend. Ky numër përputhet me qëndrimin e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, i cili gjatë përpjekjeve për zgjedhjen e presidentit në prill kishte deklaruar se një kuorum prej 85 ose 86 deputetësh ofron siguri për një proces të suksesshëm. Një marrëveshje me LDK-në do të siguronte 81 vota, vetëm një më shumë se minimumi kushtetues prej 80 deputetësh që nevojitet për të konsumuar raundin e parë dhe të dytë të votimit për president. Më e vështirë është mundësia e formimit të qeverisë pa Vetëvendosjen.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja së bashku kanë 47 deputetë. Për të siguruar shumicën prej 61 votash, atyre do t’u duheshin edhe 14 deputetë të tjerë, çka nënkupton se, përveç komuniteteve joserbe, do të nevojiteshin edhe votat e Listës Serbe.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI