Flash

Kuvend/ 4 interpelanca në rend dite, pritet miratimi i amnistisë penale

Lapsi.al 18 June 2026

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e radhës plenare, ku një nga çështjet kryesore do të jetë ecuria e procesit të integrimit europian të vendit. Në fokus të seancës do të jenë edhe katër interpelanca parlamentare. Dy prej tyre lidhen me sistemin shëndetësor dhe janë kërkuar ndaj ministres së Shëndetësisë, Evis Sala. Deputetët pritet të kërkojnë sqarime për situatën në QSUT, mungesat në infrastrukturën spitalore, si dhe problematikën e analizave mjekësore që, sipas denoncimeve, nuk mund të kryhen pas datës 20 të çdo muaji.

Ndërkohë, deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar shpjegime nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu lidhur me procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje. Nga ana tjetër, deputetja e opozitës Ina Zhupa do të zhvillojë interpelancë me ministrin e Turizmit, Blendi Gonxhja, për masat e marra në funksion të sezonit turistik.

Në rendin e ditës pritet të përfshihet edhe amnistia penale, për të cilën po diskutohet rishikimi i afatit kufi të 31 dhjetorit 2025 për vendimet e formës së prerë. Ndryshimet e mundshme do të përcaktojnë edhe numrin e personave që mund të përfitojnë nga kjo nismë.

Seanca zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, ndërsa protestat kundër qeverisë kanë hyrë në ditën e 18-të. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kanë ngritur shqetësime që lidhen me korrupsionin, emigracionin, ndërtimet në zonat e mbrojtura dhe çështje të tjera sociale e ekonomike. Tubimeve u janë bashkuar edhe shqiptarë të diasporës në vende të ndryshme, ku janë organizuar protesta në mbështetje të kërkesave të ngritura në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI