Flash

Benny Blanco zbulon kur nisi romanca me Selena Gomez

Lapsi.al 15 July 2026

Benny Blanco ka zbuluar se romanca e tij me bashkëshorten Selena Gomez nisi shumë kohë përpara se të bëhej publike.

Në një intervistë për gazetën spanjolle El País, producenti muzikor tregoi se çifti e mbajti lidhjen larg syrit të publikut për tetë deri në nëntë muaj.

"E mbajtëm marrëdhënien private për një kohë të gjatë, rreth tetë ose nëntë muaj," tha Blanco.
Ai kujtoi gjithashtu një bisedë me këngëtaren, e cila i kishte kërkuar të mendonte mirë për vendimin e tij.

"Ajo më pyeti: 'Je i sigurt që do ta bësh këtë? E kuptoj nëse do të mbetemi vetëm miq.' Dhe unë i thashë: 'E di çfarë? Le ta bëjmë.'"

Blanco tha se një nga arsyet pse marrëdhënia e tyre funksionon është fakti se të dy janë të rrethuar nga miq dhe familjarë që i njohin prej shumë vitesh, shumë kohë përpara famës.

Producenti foli edhe për vështirësitë që sjell jeta në qendër të vëmendjes.

"Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time. Njerëzit e famshëm janë vazhdimisht nën vëzhgim. Çfarëdo që të thuash, dikush do ta kritikojë."

Selena Gomez dhe Benny Blanco u përfolën për herë të parë si çift në korrik 2023, ndërsa në dhjetor të po atij viti këngëtarja konfirmoi se kishin qenë në një lidhje sekrete për gjashtë muaj.

Në fund të vitit 2024, Gomez njoftoi fejesën e tyre, ndërsa në shtator 2025 çifti kurorëzoi dashurinë me martesë në Santa Barbara, Kaliforni.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI