Flash

Asgjësohen dhjetëra bimë kanabisi në Krujë, arrestohet 31-vjeçarit, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Lapsi.al 13 July 2026

Një 31-vjeçar në Krujë është vënë në pranga për kultivim kanabisi, ndërsa bashkëpunëtori i tij 43-vjeçar është shpallur në kërkim. Policia gjeti në një zonë pyjore në Mukaj rreth 42 bimë narkotike, të cilat i asgjësoi dhe sekuestroi 600 gramë kanabis.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mukja”, për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Asgjësohen 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe sekuestrohen 600 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa. Vihet në pranga një 31-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, sherbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe si rezultat i kontrolleve të organizuara në terren, finalizuan operacionin policor të koduar “Mukja”. Në kuadër të  operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. Z., 31 vjeç si dhe u shpall në kërkim shtetasi J. M., 43 vjeç, të dy banues në fshatin Mukaj

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas kishin kultivuar, në një zonë pyjore të fshatit Mukaj, 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit në vendin ku kultivoheshin bimët narkotike, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 600 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI