Flash

Bardhi: Të anulohet koncerti i Kanye West, jo para për një nxitës të urrejtjes 

Lapsi.al 7 July 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi thotë se koncerti i Kanye West duhet të anulohet. Sipas tij shqiptarët s’kanë pse paguajnë për një nxitës të urrejtjes, koncertet e të cilit janë anuluar në mbarë Europën.   

“Kur e keqja, arroganca dhe keqqeverisja normalizohen, rënia e shtetit bëhet e pashmangshme.

Sot, Edi Rama i tha popullit më të varfër në Europë, me pagat më të ulëta në kontinent, se, meqenëse një nxitësi të pashoq të urrejtjes mes popujve i dështoi koncerti, nuk iu shitën biletat dhe qytetarët e bojkotuan, atëherë koston e këtij dështimi duhet ta paguajnë shqiptarët, me urdhër të Edi Ramës.

Çfarë pafytyrësie! Ato para nuk janë të tijat. Janë paratë e qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk gjejnë ilaçe në spitale, kanë shkolla pa kushte dinjitoze, marrin pagat dhe pensionet më të ulëta në rajon dhe përfitojnë ndihmë ekonomike në nivele qesharake. Buxheti i shtetit nuk është fond për të financuar aktivitete private. Kurrsesi!

Zgjidhja e vetme është anulimi i koncertit, ashtu siç është vepruar edhe në disa vende europiane. Shqiptarët nuk kanë asnjë arsye të paguajnë nga taksat e tyre për pasojat e një aktiviteti privat apo për përhapjen e urrejtjes” – shkruan Bardhi. ©LAPSI.al 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI