Flash

Profesori i njohur amerikan: Koha që Rama të shohë derën e daljes

Lapsi.al 7 July 2026

Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka bërë një reagim për protestat në Shqipëri. Sipas tij mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tiranës për të 37-ën ditë radhazi.

Në një postim në rrjetin social X, shoqëruar me një video të protestës nga ‘News24’, profesori i ekonomisë së aplikuar në universitetin "Johns Hopkins" shkruan se për të 37-n ditë me radhë mijëra shqiptarë kanë dalë në rrugët e Tiranës për të protestuar.

"Për të 37-n ditë, mijëra shqiptarë protestojnë në rrugët e Tiranës. Ata protestojnë kundër projekteve të mbështetura nga kryeministri Rama. Ka ardhur koha që kryeministri Rama të marrë derën e daljes. Revolucioni i Flamingove ka marrë hov", - shkruan Hanke.

Hanke është një nga ekspertët më të njohur në fushën e politikave monetare dhe inflacionit. 83-vjeçari ka qenë këshilltar ekonomik në administratën e ish-presidentit Ronald Reagan dhe ka këshilluar qeveri të ndryshme për reforma ekonomike, përfshirë edhe Shqipërinë në fillim të viteve 1990. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI