Flash

Me syze grash, Rama citon Kuranin dhe justifikohet për 4 mln € për Kanye West (VIDEO)

Lapsi.al 7 July 2026

Në sfond me flamingot që po i nxijnë jetën, me një palë syze grash në fytyrë dhe Kuranin në mendje, Edi Rama doli në video si i detyruar për t'u justifikuar pse po jep 4 milionë euro nga paratë e shqiptarëve për koncerin e Kanye West në Tiranë. 

Pa thënë se për çfarë arsye u detyrua të paguajë 4 milionë euro për koncertin e 11 korrikut, kryeministri thotë se nga halli po i jep këto para, sepse në fillim kishte thënë se qeveria s'do jepte asnjë qindarkë të shqiptarëve për eventin.  

"Që në fillim ne kemi firmosur vetëm një letër gatishmërie si mikpritës, ku kemi garantuar përvec mikpritjes sigurisht, siguri dhe mbështetje logjistike, duke theksuar se nuk marrim përsipër asnjë angazhim financiar. Asnjë angazhim financiar!

Por si i bëhet kur je i detyruar “in extremis”, të ndërhysh siç bëmë faktikisht vetëm mbrëmë, me 4 milionë euro, për të mos lejuar anulimin e një koncerti të shumëpritur dhe turpërimin e Shqipërisë..." - thotë Rama në monologun e tij. 

Kryeministri i katër besimeve akuzon influencerat dhe pjesëtarët e partive politike opozitare se po shpifin mbi koncertin dhe citon Kuranin e shenjtë. 

"Librat e shenjtë na mësojnë prej mijrëa vitesh se shpifësi është më i keq se vrasësi. Kurani e dënon kaq rëndë shpifjen, sepse shpifja nuk vret vetëm një njeri; ajo minon vetë themelet e besimit mes njerëzve" - u kujdes të thoshte Rama. ©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI