Flash

BE në dilemë për Serbinë: Nuk është bërë mjaftueshëm, por duhet mbajtur larg Moskës

Lapsi.al 7 July 2026

Përplasje në Bashkimin Europian për anëtarësimin e Serbisë.

Brukseli po kërkon të rizgjoj procesin anëtarësues të Beogradit, teksa të mërkurën pritet të diskutojë kërkesën e saj për hapjen e Kapitullit 3 të negociatave.

Por kryeqytetet e BE-së mbeten të ndara nëse vendimi i Serbisë për të shfuqizuar reformat e diskutueshme në drejtësi janë të mjaftueshme.

Komisioni Evropian të hënën u paraqiti shteteve anëtare një dokument informues, ku shpjegon pse beson se reformat e fundit të Serbisë justifikojnë hapjen e Kapitullit 3.

Komisioni beson se Serbia ka korrigjuar “rrëshqitjen prapa” të identifikuar në fillim të këtij viti dhe ka ndërmarrë hapa për të forcuar kapacitetet e Prokurorisë për Krimin e Organizuar.

Megjithatë, ai pranon se “ende kërkohet punë e mëtejshme në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial”.

Për shumë zyrtarë në Bruksel, debati shkon përtej vetëm një kapitulli negociator.

Serbia mbetet një partner me rëndësi strategjike, duke bërë që disa zyrtarë të argumentojnë se vazhdimi i angazhimit është mënyra më e mirë për të nxitur reforma të mëtejshme dhe të tjerë argumentojnë se ruajtja e dialogut me Beogradin është strategjikisht e rëndësishme, pavarësisht mangësive demokratike të Serbisë dhe refuzimit të saj për t’iu bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.

Komisioni Evropian, megjithatë, theksoi se çdo vendim përfundimtar u takon qeverive të BE-së, pra Këshillit.

Presidenti i vendit Aleksandër Vuçiç ka patur përplasje të forta më të dërgurit e Brukselit në Beograd, mes të cilave komisonerja për zgjerim Marta Kos për të cilën Vuçiç ka thënë se nuk pret asgjë nga vizitat e saj apo se me të nuk ka më çfarë të bisedoj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI