Flash

Banorët në Patos-Marinzë protestë ndaj ‘Bankers Petroleum’, paralajmërojnë bllokimin e puseve të naftës

Lapsi.al 8 September 2026

Banorët e fshatrave të zonës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës janë ngritur sërish në protestë gjatë ditës së sotme, duke braktisur zyrat e Fierit dhe duke rrethuar drejtpërdrejt zyrat e kompanisë “Bankers Petroleum” në vendburim. Qytetarët denoncojnë mospagesën e qirasë së tokave dhe tentativat e kompanisë për të ulur njëanshmërisht vlerën e kontratave, duke paralajmëruar përshkallëzim të menjëhershëm të përballjes.

Protestuesit theksojnë se përpjekjet e deritanishme për të kërkuar të drejtat e tyre kanë ndeshur në arrogancë dhe mbyllje dyresh nga ana e drejtuesve të kompanisë. Banorët e cilësojnë këtë situatë si një abuzim të papranueshëm me pasurinë dhe pronën e tyre, duke nënvizuar disbalancën financiare ku paga e një punonjësi të huaj kinez barazohet me qiranë e 10 tokave të marra nga komuniteti vendas. Ata janë shprehur të vendosur se nëse marrëveshja fillestare nuk respektohet pikë për pikë, do të kërkojnë rikthimin e menjëhershëm të tokave në gjendjen e tyre fillestare.

Pas një takimi të shkurtër 10-minutësh mes përfaqësisë së komunitetit dhe drejtuesve të kompanisë, banorët nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete për kërkesat e tyre legjitime. Në një prononcim për mediat, përfaqësuesi Aleksandër Profka konfirmoi se “Bankers Petroleum” u justifikua me pretendimin e papranueshëm se po përballet me “shpenzime të mëdha operative”.Të gjendur përballë këtij shpërfilljeje zyrtare, banorët lajmëruan kalimin në një fazë të re rezistence: bllokimin e plotë të aktivitetit nxjerrës në disa nga sheshet kryesore të vendburimit në të gjithë zonën.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI