Flash

Sulmet rikthehen në Kiev, 2 të vdekur dhe 10 të plagosur

Lapsi.al 8 September 2026

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sulme gjatë natës, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur në të dyja vendet. Në Kiev, sulmet ajrore ruse lanë të paktën dy të vdekur dhe 10 të plagosur. Goditjet erdhën pas tre ditësh qetësie relative në kryeqytetin ukrainas.

Ndërkohë, dronët ukrainas goditën qytetin rus të Saratovit. Autoritetet lokale raportuan dëme në infrastrukturën civile dhe të paktën 10 të plagosur, mes tyre tre fëmijë. Sulmet ruse vendosën në gatishmëri edhe Poloninë. Varshava ngriti avionët ushtarakë dhe aktivizoi sistemet e mbrojtjes ajrore pranë kufirit me Ukrainën. Përshkallëzimi vjen ndërsa përpjekjet diplomatike për një armëpushim mes Moskës dhe Kievit vijojnë pa rezultate konkrete.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI