Flash

Denoncimi i Ahmetajt: Dumani dhe Kraja grisën flet-arrestin për Benet Becin

Lapsi.al 8 September 2026

Në intervistën për 'Çim Peka Live' ish zv/kryeministri ka hedhur akuza të forta ndaj ish-drejtuesve të SPAK, Altin Dumanit dhe Arben Krajës.

Sipas Ahmetajt Dumani dhe Kraja kanë grisur urdhërarrestin për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin. 

Arben Ahmetaj: Pse s'e marrin, ish-drejtoreshën e Kadastrës? E dini ti që janë të deformuar, prona, janë grabitur prona. Pse s'e marrin?

E pse Benet Becin, e që është një detyrë, duhet të kishte një parim. Parimi ishte, iki nga detyra. Pse ia grisi Ben Kraja dhe Altin Dumani urdhrin e arrestit?

Pse normalisht, dhe shumë mirë, Plarent Ndreca është gjykuar në liri? Pse Ilir Meta është hequr zvarrë? Pse Erion Veliajn e morën zvarrë nga zyra? Pse solle urdhër-arresti për dy muaj, deputet isha unë?

Vazhdon gjakderdhja financiare, dhe ti s'i prek. Kujt ia tregon ti mo? Ore, shqiptarët s'janë naivë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI