Flash

Digjet prej tre ditësh masivi pyjor në malin e Tërbunit, flakët rrezikojnë stacionin rezervë të furnizimit me ujë të qytetit

Lapsi.al 8 September 2026

Vatra e zjarrit në zonën e Tërbunit në Pukë po vijon prej tre ditësh, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga erërat e forta. Situata në terren mbetet problematike, pasi zjarri po kërcënon një banesë, si dhe stacionin rezervë të furnizimit me ujë të qytetit të Pukës.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e angazhuara në terren po vijojnë përpjekjet për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve. Megjithatë, ndërhyrja është vështirësuar ndjeshëm për shkak të terrenit të thyer malor dhe kushteve atmosferike.  

Për izolimin e flakëve është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri, me qëllim frenimin e përhapjes së zjarrit dhe shmangien e rrezikut për banesat dhe infrastrukturën e furnizimit me ujë. Ndërkohë, Forcat në terren vijojnë operacionin për izolimin e vatrave, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI