Flash

Biznesmeni dhunohet në paraburgimin e Vlorës

Lapsi.al 23 May 2026
Biznesmeni dhunohet në paraburgimin e Vlorës

Pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction” Eduart Alikaj, i cili është i paraburgosur në burgun e Vlorës pasi akuzohet se ka vjedhur disa makineri në Itali, është dhunuar barbarisht në qeli.

Mësohet se konflikti ka ndodhur rreth orës 15:35 të ditës së djeshme, në katin e dytë të paraburgimit, ku Alikaj ka pësuar dëmtime të rënda.

Raportohet se në katin e dytë të “Godinës A” ka ndodhur një përplasje mes të paraburgosurve Ardit Koçi, Amarildo Toshkollari, Marsido Alushi dhe Beqir Selami, të cilët janë futur në dhomën nr. 11, ku ndodhej i paraburgosuri Eduard Alikaj, dhe kanë filluar ta godasin fizikisht.

Bëhet me dije se Bebeto Basha, i arrestuar për shpërndarje droge, ka qenë iniciatori i këtij konflikti të rëndë.

Ndërsa protagonistët e këtij konflikti mësohet se janë transferuar në burgun e Reçit, në paraburgimin 302 në Tiranë, në Burrel dhe një tjetër në burgun e Drenovës në Korçë.

Po ashtu, bëhet me dije se Eduard Alikaj është transportuar në Spitalin e Burgut në Tiranë për trajtim mjekësor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI