Flash

Balla kërcënon Shehajn me kallëzim në SPAK

Lapsi.al 27 July 2026

Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit dhe kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, si dhe referimin e çështjes pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas publikimit të një videoje ku pretendohet se ai ka marrë një kopje të marrëveshjes së huasë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes.

Përmes kërkesës së depozituar në Kuvend, socialistët kërkojnë përjashtimin e Shehajt nga pjesëmarrja në komisione dhe seanca plenare për një periudhë 60-ditore.

Sipas PS-së, deputeti Shehaj ka nxjerrë nga salla e Kuvendit një dokument që përmban informacion të mbrojtur me ligj, duke shkelur sipas tyre legjislacionin për informacionin e klasifikuar.

Ata kërkojnë referimin në SPAK duke thënë se Shehaj ka kryer veprat penale si më poshtë:

(i) përvetësimi ose marrja e paligjshme e informacionit të klasifikuar, duke qenë se dokumenti përmban informacion që mbrohet me ligj;

(ii) (ii) vjedhja ose forma të tjera të përvetësimit të paligjshëm, për shkak të mënyrës së marrjes;

(iii) (iii) grabitja sepse dokumenti është marrë me përdorim force ose kërcënimi ndaj personit që e mbante;

(iv) (iv) pengimi i detyrës së funksionarit publik sepse forca është ushtruar ndaj një punonjësi publik gjatë ushtrimit të detyrës;

(v) (v) dokumenti lidhet me sekretin shtetëror dhe në këtë rast mund të verifikohen edhe dispozita të posaçme për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, të cilat parashikojnë vepra më të rënda penale, sidomos kur veprimi cënon sigurinë kombëtare dhe personi i dyshuar mund të ketë synuar dorëzimin e këtij materiali aktorëve të tjerë, të paidentifikuar nga ne, por që duhet të hetohen nga prokurorët.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI