Flash

Astronautja franceze flet nga hapësira: Po shoh thatësirën të afrohet

Lapsi.al 3 June 2026

Astronautja franceze Sophie Adenaut zhvilloi një videokonference me studentë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Ajo tha se po sheh “thatësirën që po fillon”.

“Ne padyshim e shohim gjurmën e njeriut në natyrë. Shohim kryesisht pyjet që po transformohen, shohim të korrat dhe gjithashtu shohim thatësirën që po fillon", - u tha astronautja rreth 100 studentëve në Qendrën Kombëtare për Studime Hapësinore në Tuluzë.

Francezja 43-vjeçare, e cila ka qenë në një mision në ISS që nga shkurti, u impresionua veçanërisht nga përdorimi i ujit për qëllime bujqësore: "Sistemet e ujitjes me ciklet e ujitjes që përdorin fermerët, është vërtet mbresëlënëse të shohësh të gjitha këto."

Anteno u kushtoi rreth 20 minuta studentëve, të cilët e ndoqën në një ekran të madh. Pyetjet e nxënësve varionin nga teknika e komunikimit të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor me Tokën deri te tema më të zakonshme, siç është gjumi.

“Kur ​​arrita këtu, nuk e kisha idenë se si do të ndikohej gjumi, por në fakt, në fund të fundit, ju siguroj, ne flemë shumë, shumë mirë në hapësirë”, - iu përgjigj ajo një të riu, të cilit i shpjegoi se fle me çantën e gjumit të varur në mur në mënyrë që të mos notojë për shkak të kushteve zero gravitet brenda stacionit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI