Flash

"Je i çmendur"/ Trump përplaset me Netanyahun për sulmin ndaj Bejrutit

Lapsi.al 3 June 2026

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu janë përplasur lidhur me operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, Sipas medias amerikane Axios ,Trump reagoi ashpër pasi Izraeli njoftoi se ishte gati të zgjeronte operacionet deri në bombardimin e periferive jugore të Bejrutit. Media raporton pretendon se presidenti amerikan e quajti Netanyahun “të çmendur”. Ai gjithashtu thuhet se e akuzoi për mosmirënjohje. 

Burime të cituara nga Axios thonë se Trump ishte shumë i zemëruar gjatë bisedës. Telefonata përshkruhet si një nga përplasjet më serioze mes dy liderëve që nga rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë. Në një prej deklaratave të raportuara nga media, Trump thuhet se i ka thënë Netanyahut: “Të gjithë ju urrejnë tani. Të gjithë e urrejnë Izraelin.”

Megjithatë, Izraeli nuk duket të ketë ndryshuar qëndrim. Zyra e shtypit të kryministrit Netanyahu doli në një deklaratë ku shprehej se Bejruti do të goditet nëse Hezbollahu nuk ndalon sulmet. Në njoftimin e dalë pas telefonatës me Trump, shtohet se operacionet ushtarake në jug të Libanit do të vazhdojnë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI