Flash

Konflikti familjar përfundon në tragjedi, gjashtë të vdekur në SHBA

Lapsi.al 2 June 2026

Gjashtë persona kanë humbur jetën në një seri të shtënash me armë zjarri në qytetin Muscatine, në shtetin e Iowa-s në SHBA, si rrjedhojë e një konflikti brenda familjes.Ngjarja e rëndë u regjistrua të hënën në disa zona të qytetit Muscatine. 

Policia u njoftua fillimisht për të shtëna në një banesë, ku gjeti katër persona të pajetë. Gjatë kontrolleve të mëtejshme, hetuesit zbuluan edhe dy viktima të tjera në vende të ndryshme të qytetit. Sipas policisë, autori i dyshuar, 52-vjeçari Ryan Willis McFarland, u gjet i vdekur me një plagë të vetëshkaktuar nga arma e zjarrit. Hetuesit besojnë se të gjitha viktimat ishin familjarë të tij.

Autoritetet po vijojnë hetimet, ndërsa kanë konfirmuar se autori i dyshuar kishte precedentë penalë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI