Flash

Aksidentet rrugore rriten me 6.2% në tetë muaj, më të rrezikshmet Tirana dhe Durrësi

Lapsi.al 28 September 2026

Aksidentet rrugore u rritën me 6.2% në tetë muajt e parë të vitit 2026, të nxitura kryesisht nga një shtim i fortë i rasteve në Tiranë dhe Durrës, edhe pse gushti shënoi më pak aksidente se i njëjti muaj i një viti më parë.

Në periudhën janar-gusht u regjistruan 983 aksidente, nga 926 në të njëjtën periudhë të vitit 2025, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave. Numri i personave të vrarë dhe të plagosur arriti në 1,378, nga 1,306 një vit më parë, një rritje prej rreth 5.5%.

Tirana dha kontributin më të madh në rritje. Kryeqyteti regjistroi 369 aksidente në tetë muajt e parë të vitit, nga 270 në të njëjtën periudhë të 2025-s, ose rreth 37% më shumë. Numri i të vrarëve dhe të plagosurve u rrit në 457 nga 342.

Një rritje edhe më e fortë në përqindje u shënua në Durrës, ku aksidentet u shtuan në 98 nga 62, rreth 58% më shumë se një vit më parë. Të vrarët dhe të plagosurit u rritën në 139 nga 93. Në Vlorë, aksidentet u rritën në 92 nga 79, ndërsa në Gjirokastër në 51 nga 46.

Rritja kombëtare fsheh diferenca të mëdha mes qarqeve. Në Shkodër, numri i aksidenteve ra në 45 nga 75 në tetë muaj, ndërsa në Korçë në 70 nga 91. Lezha regjistroi 115 aksidente, nga 126 një vit më parë, ndërsa Fieri 75 nga 78.

Në gusht, tendenca ishte e kundërt. Në vend u regjistruan 139 aksidente rrugore, 12.6% më pak se 159 aksidente në gusht 2025. Numri i personave të vrarë dhe të plagosur ra në 191 nga 229, ose me rreth 16.6%.

INSTAT raportoi se 86.3% e aksidenteve të gushtit erdhën si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grupmosha 25-34 vjeç kishte peshën më të lartë, me 31.7% të totalit të aksidenteve të regjistruara gjatë muajit.

Sipas shpërndarjes në kohë, e hëna ishte dita me numrin më të lartë të aksidenteve, me 18% të totalit, ndërsa e mërkura dhe e premtja kishin peshën më të ulët, me nga 11.5%. Intervali 19:00-24:00 rezultoi më problematiku, duke përqendruar 20.1% të aksidenteve të gushtit. /MONITOR 

(Sipas INSTAT të dhënat e muajit të fundit për personat e vdekur nga aksidentet janë paraprake dhe mund të rishikohen)

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI