Flash

Aeroporti i Vlorës, Mabco nxjerr “dosjen” kundër qeverisë: 90 shkresa dhe asnjë ndërhyrje

Lapsi.al 12 August 2026

Mabco Constructions kundërshton zyrtarisht zgjidhjen e njëanshme të koncesionit të Aeroportit të Vlorës nga qeveria dhe paralajmëron një përplasje të re ligjore me shtetin shqiptar.

Në një shkresë të datës 10 gusht drejtuar ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, dhe Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, kompania e kontrolluar nga grupi Mabetex i Pacollëve e konsideron vendimin e 3 gushtit si “të paligjshëm” dhe një “Veprim Material të Pafavorshëm Qeveritar”. 

Mabco kërkon nisjen e negociatave brenda 15 ditëve pune, por në të njëjtën kohë rezervon të gjitha të drejtat për të kërkuar dëmshpërblim dhe për t’iu drejtuar mekanizmave ndërkombëtarë të mbrojtjes së investimeve.

Kompania i referohet gjithashtu vendimit të Gjykatës së Lartë të 26 majit 2026, si dhe një sërë vendimesh dhe zhvillimesh të tjera institucionale që, sipas saj, provojnë se pengesat në realizimin e projektit nuk mund t’i atribuohen MABCO-s.

“Nuk mund të përdoren sot si arsye për zgjidhjen e Kontratës pasojat e një situate për të cilën MABCO ka paralajmëruar prej muajsh dhe për të cilën ka kërkuar në mënyrë të përsëritur ndërhyrjen e institucioneve. Shteti nuk mund të mos veprojë kur i kërkohet të garantojë zbatimin e Kontratës dhe më pas pasojat e këtij mosveprimi t’ia atribuojë investitorit,”është qëndrimi i MABCO Constructions S.A.

Në dokumentin prej dhjetëra faqesh, kompania kundërshton një për një arsyet e përdorura nga Ministria për zgjidhjen e kontratës, nga mosvënia në operim e aeroportit dhe vonesat në punime, te garancia e kontratës dhe penalitetet.

Teza kryesore e Mabco-s është se vonesat nuk mund t’i atribuohen asaj, pasi projekti është penguar nga vendime gjyqësore, konflikti mbi administrimin e shoqërisë koncesionare, ndërhyrjet e institucioneve shtetërore dhe, mbi të gjitha, nga mosveprimi i vetë MIE-së. Kompania pretendon se e ka paralajmëruar ministrinë për këto probleme përmes më shumë se 90 shkresave, por sipas saj, institucionet kanë qëndruar pasive dhe tani po përdorin pasojat e një krize që nuk e zgjidhën si argument për t’i hequr koncesionin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI