Flash

7 mijë m² tokë e konfiskuar gati të përdoret për strehëzat e kafshëve të braktisura

Lapsi.al 18 September 2026

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) po ndërmerr një nismë të re për t’i dhënë një funksion social një pasurie të konfiskuar, këtë herë në mbështetje të organizatave që kujdesen për kafshët e braktisura.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej rreth 7 mijë metrash katrorë në rrethinat e Tiranës, e cila synohet të vihet në dispozicion të organizatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes dhe kujdesit ndaj kafshëve.

Qëllimi është që prona e konfiskuar të mund të shfrytëzohet për krijimin dhe zhvillimin e strehëzave për kafshët e braktisura, duke krijuar më shumë hapësira për sistemimin, trajtimin dhe mbrojtjen e tyre.

Nisma ka nisur të tërheqë interesin e organizatave të fushës. Deri tani, një organizatë ka shprehur konkretisht interes për të përfituar nga kjo mundësi, ndërsa disa organizata të tjera kanë kërkuar informacion të mëtejshëm mbi pronën, kushtet dhe mënyrën se si do të zbatohet iniciativa.

Nisma u bë publike edhe gjatë një vizite në një prej strehëzave të kafshëve në Tiranë, ku u evidentuan nga afër nevojat dhe vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë organizatat dhe personat që kujdesen për kafshët e braktisura.

“Shumë shpejt, me mbështetjen e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, një hapësirë e re do të hapë dyert për më shumë kafshë në nevojë”, thuhet në komunikimin për nismën.

Vënia në dispozicion e kësaj sipërfaqeje synon të jetë një tjetër rast i ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara, duke i orientuar ato drejt aktiviteteve me interes publik. Në këtë rast, një pronë e kaluar nën administrimin e shtetit mund të shndërrohet në një hapësirë që u shërben organizatave të mbrojtjes së kafshëve dhe, në mënyrë të drejtpërdrejtë, kafshëve të braktisura.

AAPSK pritet të vijojë komunikimin me organizatat e interesuara për të përcaktuar mënyrën konkrete të vënies në përdorim të pronës dhe zhvillimit të projektit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI