Flash

"Shqetësimi" i Ramës për pagat, fton për takim gjyqtarë dhe prokurorë

Lapsi.al 18 September 2026

Kryeministri Rama ka ulur tonet në raport me gjykatësit dhe prokurorët pas miratimit në kuvend të ligjit për pagat. "Nuk dua konflikt me gjyqësorin po bashkëveprim institucional" shkruan Rama në një status në rrjetet sociale ku propozon një tryezë negociatash me përfaqësues të gjyqësorit.

Kryeministri shprehet se duhet ta trajtojnë çështjen me “urtësi dhe durim” dhe për të dhënë një shembull dinjiteti shtetëror përpara qytetarëve dhe partnerëve të vendit. Shqetësimi i Ramës për pagat që do t'u jepen gjykatësve dhe prokurorëve ka qenë i pazakontë. Këtë shqetësim për mënyrën se si harxhohen paratë e taksapaguesve, kryeministri nuk e kishte shfaqur ndonjëherë as për skandale të rënda të grabitjes së parave publike si inceneratorët, si tenderat e AKSHI-t, tenderat e drejtorëve të Erjon Veliajt, tenderat e rrugëve të Belinda Ballukut etj.

Në anën tjetër gjyqësori nuk ka bërë hapa pas për çështjen e pagave. SPAK tani ka nisur një hetim për vonesat me rrogat të administratës, ndërkohë që ka thirrur për të marrë në pyetje drejtues të Thesarit të Shtetit.

Më poshtë statusi i plotë i Edi Ramës që fton gjykatës dhe prokurorë në tryezë:

 “Uroj dhe besoj që përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor, që nga drejtuesit e dy këshillave dhe me radhë drejtuesit e institucioneve të gjyqësorit, do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për t’u ulur së bashku në një tryezë pune pa humbur kohë, e për të adresuar temën e sistemit të pagave të magjistratëve në funksion të një zgjidhjeje të qëndrueshme afatgjatë, e cila i garanton ata përgjithnjë po njëkohësisht garanton edhe ekuilibrin e përgjithëhershëm të piramidës shtetërore të pagave.

Tryeza jonë do të mirëpresë edhe pjesëmarrjen e ekspertëve të Këshillit të Europës, si edhe kontributin e Komisionit Europian për Efiçencën e Drejtësisë. Magjistratët e Shqipërisë nuk duhet ta harrojnë se shkalla e tyre deri dje e paimagjinueshme e pavarësisë dhe trajtimi i tyre me pagat më të larta në Republikën e Shqipërisë dhe ndër më të lartat në rajon, nuk ranë nga qielli, po mbajnë vulën e vullnetit të kësaj shumice qeverisëse, e cila nuk do konflikt me gjyqësorin po bashkëveprim institucional, në respekt të pavarësisë së ndërsjellë.

E nëse kemi mosdakordësi, na takon t’i trajtojmë me urtësi dhe durim duke dhënë një shembull dinjiteti shtetëror për qytetarët tanë e njëkohësisht edhe për partnerët e Shqipërisë”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI