Flash

Prishtinë/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesëmarrësve, qytetarët kundërshtojnë

Lapsi.al 18 September 2026

Protesta e paralajmëruar në Prishtinë është shoqëruar me tensione dhe përplasje, pasi policia ka kërkuar dokumentet e identifikimit për pjesëmarrësit. Kjo kërkesë ka shkaktuar reagime dhe debate mes efektivëve dhe qytetarëve, të cilët e kanë kundërshtuar këtë veprim. 

Protesta është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila është parashikuar të nis në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu”, duke theksuar se ajo do të jetë paqësore. Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka marrë masa të rrepta për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës. Ajo u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të jenë të qetë, të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve dhe të shmangin çdo veprim që mund të cenojë sigurinë publike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI