Flash

Bardhi debat në Kuvend me kryeministrin Edi Rama: Ke projektuar një shtet privat

Lapsi.al 18 September 2026

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka replikuar ashpër në Kuvend me kryeministrin Edi Rama për ligjin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke e akuzuar se ka projektuar një shtet privat. Bardhi i kujtoi Ramës se, në vitin 2016, ai thoshte me mburrje se gjyqtarët dhe prokurorët do t’i kishin pagat më të larta se të tijat, pasi reformën në drejtësi e kishte projektuar si kamzhik kundër opozitës. 
 
Deklarata e Bardhit:

Edi Rama e koncepton shtetin si shtet privat. Ti nuk respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sepse vendimet e saj i trajton sikur të jenë pjesë e humorit tënd. Po nuk të pëlqyen, nuk i zbaton. Në vitin 2016 ishe entuziast që gjyqtarët dhe prokurorët ta kishin pagën sa më të lartë, sepse e projektoje reformën e drejtësisë si kamxhik ndaj opozitës. Por, sapo prokurorët dhe gjyqtarët të trokitën në derë, fillimisht te Belinda dhe me shumë gjasa, shumë shpejt edhe te ti, the: Prit! Si e bëra unë gabimin t’i trajtoj ata me pagë më të lartë se timen?
Si mund të ndodhë që gjyqtarët dhe prokurorët, të cilëve me bujarinë tënde në vitin 2016 u rritën pagat ndjeshëm, guxojnë të trokasin në Kuvend pa lejen time për të kërkuar heqjen e mandatit të zëvendëses sime? Si mundet që gjyqtarët dhe prokurorët të pezullojnë zëvendësen time? Unë jua kam në dorë pagat! Unë jua rrita, unë jua ula!

Atëherë ishe shumë entuziast, sepse mendove se reformën në drejtësi po e bëje vetëm për të goditur opozitën. Mendove se nuk do ta kontrolloje dot, sepse për ty është e paimagjinueshme të mos kontrollosh gjithçka. Je mësuar të kontrollosh çdo tender në Republikën e Shqipërisë. Fole ti për shtetbërje! Me kë do ta ndërtosh shtetin ti? Me Ron Yefetin, që flet në emër të gjithë shtetit, edhe pse është një shtetas i huaj anonim? E vetmja lidhje është se ndan paratë me ty.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI