Flash

Baste sportive pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 2 të tjerë

Lapsi.al 18 September 2026

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “WEB page”, në kuadër të masave për parandalimin e veprimtarive kriminale në afërsi të institucioneve arsimore. Gjatë kontrolleve të ushtruara në territorin përreth shkollave, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë zbuluar dy lokale ku organizoheshin dhe viheshin ilegalisht baste sportive, në kundërshtim me ligjin. Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë dy shtetas, ndërsa nisi procedimi penal për dy të tjerë.

Sipas policisë, në njërin prej lokaleve, i administruar nga 48-vjeçari u kap në flagrancë një shtetas duke vënë baste sportive përmes celularit. Në të njëjtin subjekt ndodhej edhe 54-vjeçari i cili dyshohet se ishte i përfshirë në këtë veprimtari. Në lokalin tjetër, efektivët konstatuan një 17-vjeçar, i punësuar në subjekt, i cili kryente veprimtarinë e vënies së basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi 5 celularë me faqe aktive për vendosjen e basteve sportive. Operacioni u zhvillua në kuadër të planit të posaçëm të masave për garantimin e sigurisë së nxënësve, të prezantuar me fillimin e vitit të ri shkollor. Policia bën me dije se monitorimi dhe kontrollet në zonat pranë institucioneve arsimore do të vijojnë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI