Flash

56 ditë revoltë, aktivisti: Më 27 korrik protestë para Parlamentit

Lapsi.al 25 July 2026

Protesta kundër qeverisë vijoi edhe në ditën e saj të 56-të, duke mbledhur sërish qindra qytetarë para Kryeministrisë. Protestuesit përsëritën kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama, qeverisë dhe të klasës së vjetër politike.

Nga podiumi i protestës u njoftua edhe aksioni i radhës. Aktivisti Edison Lika bëri të ditur se qytetarët do të mblidhen të hënën më 27 korrik, përpara Kuvendit, në ditën kur do të zhvillohet seanca parlamentare.

Sipas Likës, fillimisht seanca ishte planifikuar të mbahej më 30 korrik, por shumica e zhvendosi për më 27 korrik.

"Në fillim seanca ishte parashikuar për në datën 30 korrik, por ata e ndryshuan për në datën 27, të hënën. Ne përsëri aty do të jemi," deklaroi ai. Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë çdo ditë, ndërsa të hënën protestuesit pritet të rikthehen para Kuvendit, ashtu si gjatë seancës së fundit parlamentare.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI